Kukësi ka arritur të marrë një fitore mjaft të rëndësishme në transfertë ndaj Luftëtarit me rezultatin e ngushtë 0-1.

Ka qenë Valon Et’hemi ai i cili ka shënuar duke i dhënën fitoren verilindorëve.

Takimi ka qenë me raste të shumta për të dyja skuadrat, por për verilindorët është bërë më e lehtë pas daljes me të kuqe të Ramadanit.

Me këtë fitore, Kukësi ngjitet në kuotën e 27 pikëve, ku gjendet 7 pikë larg Partizanit.