Deputeti Kujtim Gjuzi është ftuar në një panel jashtë politikës teksa dikskutoi për futbollin në emisionin “Procesi spotiv”.

Gjuzi nuk i kurseu komplimentet për të ftuarën tjetër që kishte përballë, Silvana Bushatin, e cila u bë e njphur nga publiku në momentin që fitoi në edicionin e gjashtë të “Kafazit të artë”.

Teksa moderatorja Ilda Bejleri e pyeti se në kohën që deputeti lunate futboll, cili futbollist vishej më bukur, ai filloi të komplimentonte vajzat e studios.

“Je veshur shumë bukur, si ti, si mbesa ime që kam këtu në krahë (referuar Alesia Bamit), ashtu edhe vazja përballë që s’ka nevojë për koment pasi ka një ballkon të rrezikshëm dhe duket,”- tha Gjuzi, fjalë të cilat u shoqëruan me të qeshura në studio.

“Ballkonet janë të rrezikshme tek femrat,”– shtoi deputeti më tej.