Capital T zgjodhi që të mos e krijonte karrierën duke përdorur emrin e të atit, i cili mban një post të rëndësishëm në Kosovë. Vetëm tani mësohet që reperi i njohur është djali i kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Pavarësisht se njihet me pseudonimin e artit Capital T, reperi nga Kosova quhet Trim Ademi.

Një postim së fundmi në një profil në Facebook tregon faktin interesant që, kreu i FKK-së është babai i Capital T. Ky i fundit është shumë diskret për të publikuar detaje nga jeta e tij private, për familjen apo për anën sentimentale.