Akademiku Perparim Kabo ka bere nje shenim mbi sjelljen e Metes ne raport me SHBA dhe miqte e tjere nderkombetare.

Duke u ndalur te kjo pike, Kabo thekson se: ”Gjuha e Presidentit te Republikes ndaj Ambasades Amerikane ne Tirane drejtuar me shprehjen jo Rule of Embassy por Rule of Law eshte nje sulm i hapur ndaj Departamentit Amerikan te Shtetit dhe rolit te SHBA si vendi me partner i Shqiptareve. Kjo logjikë e turbullt nënkupton se Ambasada e SHBA- së në Tiranë eshte kunder shtetit ligjor. Ndersa zoti Meta po bije therror per shtetin ligjor ne Republiken e Shqiperise.

Une nuk habitem nga ky deklarim, sepse qe kur u shpall si president i Republikes, ne fjalimin e pare qe mbajti nuk e permendi SHBA si partnere por permendi vetem NATO-n. Qe ate dite ia vura ne dukje publikisht. Kjo gjuhe qe po dëgjojmë këto ditë, nuk eshte as politike, as diplomatike dhe as etike, eshte thjesht nje gjuhe e zgjatur, e nervozuar, e palogjiktë.

Muajt e fundit zoti Ilir Meta eshte jashte ekuilibrave te normalitetit. Kercen vallen e Baftjarit me ordinerët, behet njeri semplist me hokatarët, vetëshpallet si shembelltyrë e Avni Rustemit, Vojo Kushit dhe Mic Sokolit, jep alternativa o armet o skllever o ikni, kercenon se do shantazhoje me video kompromentuese, insinuon se nuk eshte më koha e ambasadave per te drejtuar vendin dhe e mbyll se ai e ka Ameriken ne zemer.”