Kryeministri i Rama ka replikuar me një komentues i cili, në një nga postimet e publikuara, në lidhje me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve i është drejtuar Kryeministrit duke e pyetur përse duhet ti publikojë pikërisht këto biseda.

“Lind pyetja? Përse duhet t’i publikosh këto mesazhe? Pse a thua ke bërë ndonjë gjë të madhe, pse kështu do zgjidhen hallet e shqiptarëve nga her? Po kur ti nuk je i disponueshëm ku do i zgjidhim hallet?-shkruan qytetari.

Kryeministri Rama i ka kthyer përgjigje komentuesit duke e sqaruar se qëllimi i publikimit të mesazheve është për të kuptuar që kur ke një hall me shtetin nuk s’duhet të paguash para, as të kërkosh mik por mjafton t’i drejtohesh platformës që qeveria ka vënë në dispozicion për komunikimin me qytetarët dhe problemet e tyre, SHQIPERIA QE DUAM.

“Sa per hallet e shqiptareve qe ta marresh vesh, ne kete shtet jepen dhjetra mijera sherbime ne dite dhe shumica derrmuese e tyre jane shume ok per njerezit. Per ato qe s’jane ok, deri dje mileti shkruante miliona letra ne vit qe hidheshin ne plehra, sot kush shkruan ne platformen e bashkeqeverisjes shqiperiaqeduam.al apo edhe direkt tek ministrat e te une, nuk mbetet fillikat siç mbetej deri dje! Kaq”-shkruan më tej Kryeministri. Lexo.al/