Sidorela Ramaj, nga Fieri, nënë e dy fëmijëve, u denoncua e zhdukur këtë të premte nga të afërmit e saj. Ajo kishte dalë nga shtëpia nw fshatin Zhupan, aty ku edhe banonte, për të blerë bukë dhe nuk ishte kthyer më.

Disa orë pas denoncimit, ajo është kthyer në shtëpinë e saj në Fier dhe ka thënë se ishte te kunata në Tiranë.

Sipas denoncimit të bërë nga familjarët më herët, 22 vjeçarja kishte pasur me vete edhe një telefon celuar i cili i rezultonte i fikur. Edhe pse u tentua që nga momentet e para të largimit të telefonohej, gruaja e re, nuk është përgjigjur, çka ka ngjallur edhe dyshimet e familjarëve, duke i detyruar këta të fundit të denoncojnë rastin në Policinë e Fierit./e.e