Kryetari i KED-së, Ardian Dvorani, është shprehur se nuk kishte parë deri më sot që një kallëzim t’iu drejtohej 3-4 prokurorive.

Ndër të tjera Dvorani thotë:

Sigurisht që mund të ketë interes publik dhe njerëzit duan të dijë çfarë mendoj unë.

Pikësëpari unë mendoj që ne duhet të respektojnë kushtetutën dhe ligjin dhe ti drejtohemi institucioneve.

Ajo që mund të them unë paraprakisht që është një akuzë që është i mbështetur mbi të vërteta dhe mbi të pa vërteta.

Radha është një koncept që interpretohet në mënyrë të gabuar, nuk kam parë deri më sot që një kallëzim t’iu drejtohet 3-4 prokurorive.

Prokurori nuk duhet të mendojë se kush është kryetari i KED apo kallëzuesi.