Kryetarja e Senatit të Holandës, Ankie Broekeres-Knol ndodhet për një vizitë dyditore në Shqipëri, konfirmoi mbështetjen e Holandës për çeljen e negociatave.

Gjatë një konferencë të përbashkët më kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryetarja e Senatit të Holandës theksoi se Shqipëria është një vend Europian dhe i përket Europës

“Shqipëria është vend europian, i përket Europës, i përket familjes europiane. Deri qershorin e vitit 2019 ju do i keni mbushur detyrimet për të hapur negociatat dhe për tu bërë anëtarë të BE. Do jetë një vit i vështirë, por është një mundësi e madhe në mënyrë që verën tjetër Shqipëria t’i hapë rrugën integrimit në BE“, theksoi ajo

Ankie Broekeres-Knol u shpreh se reforma që Shqipëria ka bërë në drejtësi është unike dhe e jashtëzakonshmë

“Jam i impresionuar nga puna që ka bërë Shqipëria deri tani. Reforma në drejtësi dhe vettingu janë me të vërtë unik, dhe Shqipëria ka bërë një punë jashtëzakonisht të mirë në këtë drejtim”, deklaroi ajo

Kryetarja e Senatit të Holandës u shpreh e bindur që Shqipëria do hapë negociatat verën e ardhshëm, ndërsa transmetoi edhe një mesazh: I përkasim Europës dhe duhet të përqafojmë njëri-tjetrin

“Jam e bindur që në qershor do të hapni kapitujt e negociatave për tu bërë anëtarë të përhershëm të BE. I përkasim Europës dhe duhet të përqafojmë njëri-tjetrin”