Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talal Xhaferi po qëndron për një vizitë zyrtare në Beograd.

Atje ai është takuar me kryeministren e Serbisë Ana Bërnabiq.

Siç njofton agjencia serbe e lajmeve tanjug, gjatë takimit është thënë bashkëpunimi rajonal dhe rruga evropiane janë çelës për stabilitetin e Ballkani Perëndimor.

Është përmendur edhe rëndësia e vazhdimit të dialogut ndërmjet Serbisë e Kosovës.