Kryeministri i Sllovakisë, Peter Pellegrini deklaroi sot se nëse sot nuk i dërgohet një sinjal pozitiv Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave atëherë do të ketë pasoja më serioze se kurrë më parë.

Pellegrini pranoi se në lidhje me Brexit vetë ai nuk po pret një samit të trazuar, por më tepër po pret diskutime më të vështira për zgjerimin e mëtejshëm të BE-së, veçanërisht në lidhje me hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Kjo është një çështje shumë serioze dhe unë mendoj se nëse ne nuk i dërgojmë një sinjal pozitiv kësaj pjese të Europës sot, ajo do të ketë pasoja më serioze se kurrë më parë”, theksoi kryeministri.