Letra veshëse muri me skica dhe vizatime të realizuara nga Edi Rama janë ekspozuar që prej mbrëmjes së të shtunës në galerinë e arteve të Rostokut.
Ekspozita e titulluar “Vepra-Edi Rama’’ do të qëndrojë e hapur për publikun në atriumin e kësaj galerie deri më 6 janar. Ekspozita përmban tetë skica dhe shtatë skulptura të artistit nga shteti ballkanik.
“Kam patur rastin të shikoj artin e Ramës në Berlin tre vjet më parë dhe ia dola ta bindja të vinte në Rostock, gjatë një vizite që zhvillova vitin e kaluar në Tiranë,” tregon drejtori i galerisë së arteve Jörg -Uve Neumann.
Edi Rama, i lindur në Tiranë në vitin 1964, është i biri i një mjekjeje dhe skulptorit Kristaq Rama. Ai ka studiuar në Akademinë e Arteve në Tiranë , ndërsa në vitin 1994 ishte një artist në mërgim në Paris. Kur u kthye në Tiranë për funeralin e të atit, kryeministiri i atëhershëm i kërkoi të merrte postin e ministrit të Kulturës. Në vitin 2000, Rama u zgjodh kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe që prej vitit 2013 mban postin e Kryeministrit të Shqipërisë.
Edi Rama i realizon punimet e tij gjatë takimeve zyrtare, diskutimeve dhe gjatë telefonatave. Plane ditore, shkresa dhe ditare shndërrohen në fabula poetike. “Vizatimi është për mua një lloj ilaçi për rritjen e përqendrimit”, u shpreh ai gjatë një interviste në përgjigje të dyshimit të bashkëbiseduesit nëse këtë e bënte për të vrarë mërzinë.

Shkrimin në versionin origjinal e lexoni duke klikuar KETU