Agroturizmi është një instrument zhvillimor i pashfrytëzuar në funksion të rritjes ekonomike dhe përmirësimit të kushteve sociale në zonat rurale të Shqipërisë.

Kështu deklaroi sot, Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Voskopojë, në kuadër të programit “100 fshatrat”.

Kryeministri informoi se tashmë është çelur thirrja për të aplikuar për projekte të zhvillimit për bujtinat dhe hotelet e vogla, sipas standardeve të përcaktuara.

Qeveria, tha Kryeministri, do të mbështesë financiarisht si familjet që duan t’i kthejnë banesat e tyre në bujtina, ashtu edhe ata që duan të investojnë si investitorë në ndërtimin e strukturave të agroturizmit.

“Në Voskopojë mund të shohim disa zhvillime që flasin qartë se në këtë rrugë ka sukses ekonomik dhe vetëpunësim e punësim të sigurt. Po ashtu ka edhe fitime të konsiderueshme, në raport me çfarë do të mund të fitohej me bujqësi e blegtori”, – tha Kryeministri Rama.j.j