Kryeministri Andrej Plenkoviç u shpreh sot i keqardhur për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Përpara nisjes së mbledhjes së sotme të Këshillit Europian, Plenkovic theksoi se, “sa i përket zgjerimit, ne kemi mbrojtur qartë dhe me zë hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Për shkak të një numri të vogël vendesh, nuk u arrit në përfundim. Kroacisë i vjen keq për këtë, ne mendojmë se ky ishte një moment i mirë”.

Ai u shpreh se, “Ne duhet të dërgojmë një mesazh për miqtë tanë në këto dy vende për të vazhduar reformat, dhe ne do të vazhdojmë t’i mbështesim fuqimisht ato.

Plenkovic theksoi se tani takimi në Zagreb po bëhet edhe më i rëndësishëm. “Ndodh në një kohë kur ne duhet të përcaktojmë se çfarë duhet të bëjmë në dekadën tjetër dhe me çfarë mesazhi po shkojmë drejt Europës Juglindore, tha ai, duke shtuar se zona nuk ka të ardhme tjetër, por të jetë pjesë e BE-së.