Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në “Tonight Ilva Tare”, thotë se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk ka pse mban përgjegjësi ligjore për të vëllain e tij.

Tare: Keni marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin. Fatmir Xhafaj është ministër i Brendshëm, Edi Rama kryeministër, çdo të bëni tani?

Kryemadhi: Unë nuk mendoj që problemi është zt.Xhafaj që është ministër i Brendshëm, apo Rama që politikisht është kryeministër i rënë. Sot nëse do të duash të trokasësh në zyrën e një ministrie nuk do të marrësh një shërbim. Kemi një shkarkisje të shumë ministrive. Ashtu siç dëgjuam para disa ditësh listën e 200 firmave të ndërtimit që nuk kanë legalizuar pallatet, pastaj u ndryshua lista. Ajo çka mendoj se historia nuk është thjesht tek zt.Xhafaj, pasi nuk është një element i më vetëm. Këtu beteja nuk është thjesht për zt.Xhafaj, pasi nuk ka pse mban përgjegjësi për vëllain e tij, por këtu beteja është nëse kjo klasë politike, që shqiptarët e votojnë a janë në shërbim të tyre. A do të kenë një jetë më të mirë apo jo?! Unë mendoj që zt.Rama e di shumë mirë që është në një moment të vështirë dhe po përpiqet të krijojë inskenime. Po bën të njëjtën skemë të vitit 2000 kur tentonte të bëhej kryetar bashkie. E mbani mend sopatën në dorë apo dalja e Robert çemçakizit. Një herë e një kohë kishte veshjet estravagante. Sot ka të gjithë punonjësit të rrethuar.

Tare: Kur thatë që zt.Xhafaj nuk ka arsye të mbajë përgjegjësi për të vëllain, ju thoni nuk ka arsye të të dorëhiqet?

Kryemadhi: Jo për çështjen e vëllait të tij nuk mendoj. Nëse do të vepronte ligji antimafia, pastaj është këndvështrim. Unë jam në emision dhe nuk e di se çfarë bëjnë fëmijët e mi tani. Unë mbaj përgjegjësi morale dhe jo ligjore. Çështja është pastaj se sa vëllai i zt.Xhafaj nuk ka përdorur institucionet e policisë së shtetit në funksion të veprimtarisë së tij. Drejtësia ka argumentet e vet të dyshimit. Nuk dua as ta mbroj dhe as ta sulmoj. Unë mendoj se situata ku gjendet politika shqiptare, policia e shtetit, e gjithë skema është përgjegjësi e zt.Rama që instaloi këtë lloj papërgjegjshmërie.

Iljazaj: Lulzim Basha thotë se i ka bërë…

Kryemadhi: Unë 99% jam dakord që ta pranoj këtë gjë, por unë dua të jem fer kjo gjë duhet të jetë aktuale. Për sa i përket alternativa për të parë se kush do të jetë kryeministri i radhës. Ne e kemi të qartë dhe nuk kemi dilema, qoftë PD, qoftë LSI. Shqiptarët më shumë se çdo popull tjetër nuk janë të gatshëm të protestojnë në qoftë se do të bëhet Monika, apo dikush tjetër kryeministër. Shqiptarët duan të shikojnë alternativat./OraNews/e.e