Ka përfunduar takimi mes kryetares së LSI-se Monika Kryemadhi dhe Zëvendësndihmës Sekretarit Amerikan të shtetit Palmer. Fill pas takimit, liderja e LSI-së është shfaqur jo fort në humor teksa është përpjekur të buzëqeshë.

Takimi Kryemadhi-Palmer në selinë e LSI-së zgjati 70 minuta, ndërsa në qendër të bisedës ka qenë aktualiteti politik dhe situata në rajon. Më herët, Palmer u shpreh se SHBA është kundër vendimit të opozitës për djegien e mandateve duke theksuar se bojkotimi i zgjedhjeve lokale do të ishte fatkeqësi për vendin.