Në një dalje për mediat kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka ndjekur të njëjtën linjë me PD-në lidhur me procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Shqipëria mori vlerësime për reformat e kryera nga krerët e Europës madje iu caktua edhe një datë konkrete për hapjen e negociatave, mirëpo ashtu sikurse PD, Kryemadhi e cilëson këtë fakt si dështim.

Madje kryetarja e LSI kërkon largimin e Ramës nga qeveria.

Një temë tjetër diskutimi me gazetarët ka qenë edhe projektligji për teatrin i cili pritet të kalojë këtë të enjte në Parlament. Këtu Kryemadhi ka lëshuar një sinjal të drejtpërdrejtë për presidentin Ilir Meta.

“Unë shpresoj që zoti Meta ka shansin për të shlyer gabimin që u solli shqiptarëve Edi Ramën në krye, besoj që duhet të gjejë forca brenda vetes së tij ta rikthejë mbrapsht atë pr/ligj”, është shprehur ajo. /G.Gj/Lexo.al/