Monika Kryemadhi tha mbrëmjen e së mërkurës se aleati më i mire në jetën politike është bashkëshorti i saj Ilir Meta.

Duke folur për Fax News, kryetarja e LSi zbuloi edhe detaje nga një takim në Kishën e Bizës, shkruan JavaNews.al

“Kemi qenë në Kishën e Bizës në një aktivitet në një darkë dhe filloi debati për mandatet. Pak ishte ftohtë se ishim përjashtë, pak debati… Kur ai merr përsipër të debatojë me mua, është ndihmë shumë e madhe. Sepse të marrësh argumente dhe kundërargumente nga Ilir Meta janë bonuse” – tha Monika Kryemadhi.

Ajo shtoi:

“Unë ballafaqohem me Ilir Metën sepse është i vetmi njeri. Sepse sikur të kishte shkelur ligjin Ilir Meta, do të ishte ai sot shembull i reformës në drejtësi. Dhe pse? Sepse ai është njeriu që përçau Partinë më të vjetër, PPSH. I prishi pushtetin Fatos Nanos etj” – tha ajo, shkruan JavaNews.

Ajo shtoi se miqtë më të mirë janë ata që ka brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ndër të veçoi Petrit Vasilin: “Kam miq në parti. Vasili përshembull është i jashtëzakonshëm”.