“Kemi bërë hapin e parë të shtrirjes së dorës, të reformës zgjedhore. Nuk do të bëjmë asnjë hap të gabuar, do të jemi shumë të kujdesshëm për të mos zhgënjyer qytetarët”. Kështu u shpreh kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në përfundim të mbledhjes së opozitës në selinë e PD-së. E pyetur për protestat, Kryemadhi tha se në axhendën e opozitës nuk ka të tilla.

Gazetarja: A do të organizoni protesta?

Kryemadhi: Keni vetëm hallin e protestave, kjo është pyetje që e bën Rama.

Gazetarja: Është pyetje normale

Kryemadhi: S’është fare normale. Të parët që duhet të protestojnë janë gazetarët për mos marrjen e direksionit nga pronarët e mediave për editorialet e tyre. Protestat nuk janë në axhendën e opozitës, protesta është organizim. Ne kemi në axhendë integrimin në BE. Do të ketë protesta nga më të ndryshmet. Protesta do të vijë derisa të kulmojë në pikën e fundit./ Tiranapost.al