“Kemi udhëtuar përmes qytetit dhe kemi mundur të shohim gjurmët që keni lënë në Tiranë si kryetar bashkie”

Kështu e nisi kryediplomati gjerman Heiko Mass deklaratën për mediat, duke iu referuar Kryeministrit Rama dhe punës së tij të jashtëzakonshme që ai ka bërë kur ka drejtuar Bashkinë e kryeqytetit

“Është bërë shumë dhe shumë do të bëhet. Fakti që në Tiranë jetojnë në harmoni të plotë komunitetet e krishtera dhe myslimane i jep shpresë gjithë botës”.

Heiko Maas, Ministër Federal për Punët e Jashtme të Gjermanisë

Më tej Ministri Maas u shpreh se: “Ne e kemi Shqipërinë partner të rëndësishëm, në kuadër të organizatave dhe Bashkimit Europian. Shqipëria është spirancë e stabilitetit dhe qëndrueshmërisë në rajon”

ERTV Live😊: Deklarata për median me ministrin e Jashtëm Federal të Gjermanisë Heiko Maas 🇩🇪🇦🇱

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 19. September 2018