Sot në Bashkinë e Matit kanë nisur dëgjesat publike për buxhetin e vitit 2020. Kryebashkiaku Agron Malaj, vartës të tij dhe drejtues të institucioneve qëndrore në nivel vendor kanë bashkëbiseduar me banorët e Njësive Administrative Komsi e Lis.

Kryetarë të 15 fshatrave dhe banorë të ndryshëm ngritën shqetësimet e tyre që lidhen me gjendjen e rrugëve, veprave vaditëse, ujin e pijshëm, mbetjet urbane, ujërat e zeza, asfaltimin e rrugëve, etj. Në përgjigje të shqetësimit të banorëve të fshatrave Muzhakë, Gërman, Batërr e Vogël dhe e Madhe, Midhë, Frankth, Zallë Shoshaj, Mallunxë, Zenisht, Shoshaj, Burgajet, Lis, Gjalish e Vinjoll, kryetari i bashkisë Agron Malaj tha se bashkia e Matit trashëgon një borxh të madh për shkak të keqmenaxhimit dhe abu zimit me fondet. Ai tha se përgjegjësit do të kallëzohen në prokurori për shkeljet ligjore dhe abu zimet me buxhetin e Bashkisë së Matit.