Kryetari i bashkisë Kamëz dhe deputeti i zonës Hysko zbritën sot në terren për të kontaktuar nga afër të gjitha familjet e prekura nga tërmeti i djeshëm dhe për tu njohur me dëmet e shkaktuar.

Të gjitha strukturat e bashkisë po bëjnë të pamundurën për të komunikuar me çdo familje dhe për tu qëndruar pranë qytetarëve të prekur. Suli i siguroi familjarët e prekur që bashkia do jetë gjithmonë krah tyre me të gjitha forcat e saj që të kalohet kjo situatë.