Nje rast i paprecedent i ndodhur ne jug te vendit (Porto Palermo) para pak ditesh ku pronari i nje restoranti sulmoi turistet spanjolle, ka cuar ne arrestimin e agresorit  me inicialet M.K, reagimin e forte te kryeministrit Rama dhe ministrit Klosi.

Sot qe flasim, agresori M.K eshte i arrestuar nga policia.

Kryeministri Rama dhe ministri Klosi kane denuar aktin dhe i kane kerkuar  ndjese personale turisteve, ndersa keta te fundit jane shprehur se nje person nuk perfaqeson Shqiperine dhe se vitin tjeter do te vijne bashke me miqte e tyre ne Shqiperi serish.

Thene keto, reagimi institucional ka bere qe kjo ngjarje e shemtuar te menaxhohet sic duhet duke ruajtur imazhin e vendit qe nga viti ne vit vizitohet nga me shume turiste te huaj.

Nga ana tjeter policia ka dhene detajet e aksionit te arrestimit te agresorit.

Njoftimi i plote i policise:

Sarandë

Në lidhje me konfliktin me turistët spanjollë, arrestohet në flagrancë shtetasi:

M.K., 51 vjeç, banues në Sarandë.

Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë e Himarës, pas hetimeve të kryera në lidhje me konfliktin e djeshëm në një lokal të Himarës, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 51 vjeçarit pasi:

Ditën e djeshme, në lokalin e tij Bar-Restorant në Porto Palermo të Himarës, shtetasi M.K., për motive të dobëta ka kanosur me fjalë një grup turistësh spanjollë dhe më pas ka dëmtuar mjetin e transportit privat të tyre dhe është konfliktuar fizikisht me ta duke u shkaktuar dëme në trup por më shumë është dëmtuar shtetasia spanjolle K.R.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”.