Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë pranë APKiE, i përbërë nga Ervin Bushati, në cilësinë e kryetarit dhe anëtaret, Eglantina Gjermeni dhe Klotilda Bushka po marrin pjesë në sesionin e radhës të APKiE, i cili po zhvillon punimet në Strasburg nga 8-12 prill.

Gjatë punimeve të sesionit, delegacioni zhvilloi një takim me Zëvendës Kryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme kroate, Marija Pejčinovic Burič, njëkohësisht njëra nga dy kanditaturat zyrtare për Sekretar të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës.

Në takim u shquan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm dypalësh dhe në kuadër të organizatave shumëpalëshe.

Anëtarët e delegacionit shqiptar, prezantuan arritjet e Shqipërisë në përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe të reformave të integrimit, përcaktuar nga Këshilli Europian, dhe kërkuan mbështetjen e Kroacisë për çeljen e negociatave në qershor 2019.

Integrimi në BE është fokusi ynë kryesor!

“Reforma jonë në Drejtësi është kurora e reformave tona si mazhorancë, dhe shumë e inspiruar nga rastet më të suksesshme si Kroacia: kampione në luftën kundër Korrupsionit në Europë”.Ministrja e Jashtme e Kroacisë Znj. Burič, përgëzoi delegacionin për progresin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE, mbi të gjitha duke vlerësuar në mënyrë të veçantë Reformën në Drejtësi dhe u shpreh se Kroacia do vijonte të mbështeste Shqiperinë pasi besonte se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor ishte né BE.

“Reforma në Drejtësi, legjislacioni i ri dhe sidomos ndryshimet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë janë më të thellat dhe efikaset në Europë, edhe më radikale apo më të mëdha se ato në Kroaci”.

Kroacia është mbështetëse kryesore, sot por dhe në Qershor 2019, e procesit të Integrimit pë Shqipërinë & Maqedoninë e Veriut sa më shpejtë në familjen e Bashkimit Europian.Angazhimi me BE i Ballkanit Perëndimor është prioritet!

Zëvendës Kryeministria dhe Ministria e Punëve të Jashtme kroate i prezantoi delegacionit platformen e saj si kanditate per Sekretar të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, duke kërkuar mbështetjen e delegacionit shqiptar në këtë garë.Votimi per Sekretar të Pergjithshëm të KiE do të jetë gjatë sesionit të qershorit të APKiE.