Tërheqja e mocionit të besimit ndaj qeverisë nga ana e Lega-s që provokoi krizën, duket se ka hapur një spirale shprese se të gjithë mund të punojnë sëbashku për të gjetur një zgjidhje për të dalë nga kriza.

I detyruar nga doreheqja e Kryeministrit Conte, Presidenti i Republikës italiane Sergio Mattarella, ndërsa dje, për zgjidhjen e krizës, nisi konsultimet me ish homologun Giorgio Napolitano, me kryetarët e Dhomës dhe Senatit Roberto Fico dhe Elisabetta Casellati si dhe me partitë më të vogla, sot do të konsultohet me partitë e mëdha, fillimisht me Pd, pastaj me Lega-n dhe 5 stelle.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka mandatuar zyrtarisht sekretarin e saj Nicola Zingaretti për të negociuar për krijimin e një qeveri të re së bashku me 5 stelle. Krijimin e një shumice të re, Pd e kushtëzon me respektimit e 5 pikave: “përfaqësim i ndershëm në Bashkimin Evropian, demokraci përfaqësuese, duke filluar nga parlamenti, zhvillimi i bazuar në qëndrueshmërinë e mjedisit; ndryshime në menaxhimin e prurjeve migratore, receta ekonomike dhe sociale që do të hapnin një sezon investimesh.

Nicola Zingaretti ka konfirmuar tashmë gatishmërinë e tij për të mbështetur një ekzekutiv “të gjerë”. Forza Italia, zyrtarisht, ka bërë thirrje për një rikthim te sondazhet, siç ka pretenduar kreu i grupit Anna Maria Bernini në Dhomën e deputetëve.
Për radikalisten liberale Emma Bonino, një aleancë mes Pd dhe 5 stelle duket shumë e vështirë, kryesisht për reformën financiare për të cilën ska alternativa, ose rritja e TVSH, ose kontradita kardinale me Europën.