Italia po pret sot, në konfuzion, formimin e një qeverie të Carlo Cottarellit, ndërkohë që hipoteza për një ekzekutiv populist është rishfaqur dhe tregjet financiare por përpiqen të rikthehen në normalitet.

Cottarelli, një ish-funksionar i lartë i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), është rikthyer në mëngjes në Pallatin e Kuirinales, selia e presidencës, për një takim të shkurtër jozyrtar me presidentin Sergio Mattarella, para se të kthehej në Parlament për bisedime të tjera, shkruan ata.

Mediat italiane kanë hedhur shumë hipoteza që prej shtyrjes pa shpjegime të njoftimit për formimin e ekipit të tij qeveritar, që pritej dje.

Asnjë prej partive të mëdha nuk parashikon për momentin të votëbesojë qeverinë e re, madje dhe Partia Demokrate parashikon të abstenojë qeverinë Cottarelli nëse formohet. ,

Dje, media italiane përmendi përpjekjet e të gjitha kampeve për një rikthim në zgjedhje që prej 29 korrikut, për t’i lënë kohë maxhorancës së ardhshme për të hartuar dhe miratuar buxhetin 2019.J.J