Statuja e Krishtit Shpëtimtar, monument emblematik i qytetit të Rio de Zhaneiro dhe i Brazilit, do të ndriçohet me ndihmën e projektimeve me tre dimensione me rastin e natës së Vitit të Ri, për të cilin 2,7 milionë persona priten në plazhin e Kopakabanas.

Falë teknikës së “hartimit video” (hedhjes së dritës në godina, duke krijuar iluzione), Krishti që sheh qytetin nga maja e malit Korkovado do të krijojë iluzionin sikur kthehet dhe zgjat duart drejt lagjeve që ndodhen normalisht pas shpinës së tij.

“Kjo statujë e famshme prej 38 metrash lartësi do të lëshojë gjithashtu edhe një mesazh paqeje në me gjuhën e shenjave nëpërmjet ndihmës së projektimeve 3D”, shpjegon Bashkia.