Kryetari i Parlamentit Europian, Davide Sassoli, ndodhet në Itali ku është vlerësuar me çmimin “Celësi i Qytetit” në Firenze.

Gjatë një takimi me gazetarët e mediat italiane ai ka komentuar dhe vendimin e marrë nga Këshilli i Europës për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedonisë. “Mendojmë se ishte një gabim pengimi i këtij procesi.

E gjithashtu mendojmë se vënia në siguri e Ballkanit Perëndimor mund ta bëjë më të sigurt hapësirën europiane”. Pyetjes së gazetarëve se në rast se kjo do ndodhte mjaft shqiptarë do të emigronin në Itali, kreu i Parlamentit Europian u përgjigj se “shqiptarët që ndodhen në Itali po kthehen në vendin e tyre e ky problem është kapërcyer me kohë.”