Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në një reagim sa i takon mosarritjes së dakordësisë në Këshillin Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut tha se vetoja e Macron ka minuar marrëveshjen e Prespës.

Kotzias ka thënë se Macron do të jetë përgjegjësi i vetëm për çdo zhvillim të pakëndshëm në Ballkan.

“Pas vetos së Macron, një është përfundimi qeveritar i marrëveshjes së Prespës: ai e minon atë dhe më pas citon rezultate negative të minimit të saj si një justifikim. Prandaj do të jetë përgjegjës për çdo zhvillim të pakëndshëm në rajon”, tha Kotzias.

Marrëveshja e Prespës e arritur më 12 qershor midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut e cila u firmos më pas në 17 qershor, është marrëveshja për ndryshimin e emrit të shtetit maqedonas nga Maqedonia në Maqedonia e Veriut.