Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë numëruar mbi 70% të votave të ardhura nga diaspora për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

Janë numëruar 9,554 vota, nga 13,500 vota që kanë ardhur nga diaspora, dhe Lëvizja Vetëvendosje prinë bindshëm ndaj subjekteve të tjera politike.

Lëvizja Vetëvendosje – 4,904 vota, apo 51%

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 1,680 vota, apo 18%

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 1,612 vota, apo 17%

Koalicioni NISMA-AKR-PD – 605 vota, apo 6%

Koalicioni AAK-PSD – 477 vota, apo 5%

Pjesa tjetër e votave u takon partive të komuniteteve jo shumicë.