Presidentët e Kosovës dhe Serbisë nuk do të takohen për të vijuar bisedimet e parashikuara për sot me ndërmjetësimin e BE-së.

Mediat serbe raportojnë se Vuçiç është takuar vetëm me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Pas këtij takimi, Vuçiç vendosi të mos flasë me përfaqësuesit e Prishtinës në Bruksel.

“Vazhdimi i dialogut është i pasigurt”, ka thënë drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, pas takimit Vuçiç-Mogherini.

“Presidenti vendosi ta bëjë këtë, – tha Gjuriç,- për shkak të të gjitha mashtrimeve, kërcënimeve dhe gënjeshtrave të shqiptarëve të Kosovës”.