FIFA ka publikuar renditjen e re të ekipeve kombëtare për muajin shtator pas ndeshjeve të luajtura. Shqipëria nuk ka humbur apo fituar asnjë pozicion duke mbetur në vendin e 64 pas humbjes me Francës dhe fitores me Islandën. Kosova vazhdon të fitojë pozicione pas rezultateve të mira duke kapur vendin e 119. “Dardanët” fituan një pozicion pas fitores me Çekinë dhe humbjes me Anglinë. Ky është rezultati më i mirë i ekipit të Bernard Challandes në histori.

Ka ndryshime dhe në vendet e para, pasi Franca ka kaluar e dyta duke ulur Brazilin në vendin e tretë. Belgjika mbetet e paprekshme në vendin e parë. Anglia e pandryshuar në vendin e katërt, Portugalia ka fituar një pozicion duke ndërruar vendet me Uruguain. Spanja ka kaluar e 7-ta duke fituar dy pozicione. Holanda fiton 3 pozicione duke kaluar e 13, ndërsa Italia në vend të 15 e Gjermania mban vendin e 16.

Renditja e 16 ekipeve të para: