Janë zbardhur detaje të reja mbi korrupsionin me tenderat, ku u proceduan 10 zyrtarë të Portit të Durrësit. Zyrtarët që po hetohen akuzohen se janë përfshirë në veprime të kundra-ligjshme gjatë zhvillimit të tenderit për blerje automjeti, auto-ambulance dhe mjeti zjarrfikës.

Report Tv mëson se një nga tenderat me shkelje është edhe blerja e një makine zjarrfikëse, e cila është blerë 60 milionë lekë, por që i mungojnë disa pajisje. Po kështu, edhe një auto-ambulancë e blerë në këtë periudhë është gjetur me shkelje.

Ndërkohë, kontrolli ka zbuluar edhe shkelje në favorizim të subjekteve pjesëmarrëse në tendera, që nuk plotësonin kriteret.

Zyrtarët e proceduar penalisht për korrupsion:

1. Alesksandër Lipivani, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, ish-Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, masa e sigurimit shtrënguese e “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

2. Stavri Tagani, 58 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, me detyrë ekonomist në Drejtorinë Ekonomike, Autoritetin Portual Durrës, masa e sigurimit shtrënguese e “Detyrim për paraqitje” dhe “Pezullim nga një ushtrim i një detyre apo funksioni publik”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera”.

3. Naim Hoxha, 61 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, Inxhinier mekanik në Sektorin Operativ dhe Mjeteve Teknike në Autoritetin Portual Durrës, masa e sigurimit “Detyrim për paraqitje” dhe “Pezullim nga një ushtrim i një detyre apo funksioni publik”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera”.

4. Lumturi Koka, 51 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës, ekonomiste në Sektorin e Terminalit Perëndimor në Autoritetin Portual Durrës, masa e sigurimit “Detyrim për paraqitje” dhe “Pezullim nga një ushtrim i një detyre apo funksioni publik”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera”.

5. Erion Keçi, 33 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, Jurist në Sektorin e Prokurimeve Publike në Autoritetin Portual Durrës, masa e sigurimit “Detyrim për paraqitje” dhe “Pezullim nga një ushtrim i një detyre apo funksioni publik”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera”.

6. Joana Ramadani, 35 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës, Juriste në Sektorin e Prokurimeve Publike në Autoritetin Portual Durrës, masa e sigurimit “Detyrim për paraqitje” dhe “Pezullim nga një ushtrim i një detyre apo funksioni publik”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera”.

7. Arian Myderrizi, 53 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, ish-Jurist në Sektorin e Prokurimeve Publike në Autoritetin Portual Durrës, masa e sigurimit “Detyrim paraqitje”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

8. Auert Koka, 36 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Autoritetin Portual Durrës, masa e sigurimit “Detyrim për paraqitje” dhe “Pezullim nga një ushtrim i një detyre apo funksioni publik”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, dhe “Shkeljes së barazisë së pjesmarrjes në tendera”.

9. Shefqet Xhixha, 55 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë, ish-Zëvëndësdrejtor i Forcës së Sigurisë në Autoritetin Portual Durrës, masa e sigurimit “Detyrim për paraqitje”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera”.

10. Ylli Kërtusha, 66 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, Ish-Specialist i blerjeve të vogla në Sektorin e Prokurimeve Publike, masa e sigurimit “Detyrim për paraqitje”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera”.