Arrestohet në flagrancë nga policia një person, i cili qarkullonte në qytet me armë zjarri pa leje, konkretisht: Teodor Grazhdani, 31 vjeç, banues në Korçë, (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Policia i sekustroi armën e zjarrit tip pistoletë, si edhe 7 fishekë luftarak. Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik që Policia ushtroi ndaj këtij personi në lagjen nr 14 Korçë, në afërsi të një lokali, në çantën e tij të supit, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “pistoletë” me një krëhër të mbushur me 7 fishekë luftarakë, të cilat personi I lartëpërmendur i posedonte pa leje.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i policisë: 

Qarkullonte në qytet me armë zjarri pa leje, kapet dhe arrestohet në flagrancë nga Policia. Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë, si edhe 7 fishekë luftarak.  Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, gjatë ditës së sotme kanë vijuar me kontrollet për evidentimin dhe goditjen e çdo rasti që përbën vepër penale.

Në këtë kuadër është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i një shtetasi me preçedentë kriminal të mëparshëm i cili lëvizte në qytet me armë zjarri pa leje, konkretisht:

Teodor Grazhdani, 31 vjeç, banues në Korçë, (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me armë” .

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik që Policia ushtroi ndaj këtij shtetasi në lagjen nr 14 Korçë, në afërsi të një lokali, në çantën e tij të supit iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë me një krëhër të mbushur me 7 fishekë luftarakë të cilat shtetasi i mësipërm i posedonte pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme bazuar në nenin 278/2 të Kodit Penal.