Policia Rrugore ka arrestuar në flagrancë tre shtetas në qytetin e Korçës.

Shtetasit me iniciale Gj.S, 54 vjeç, J.M, 45 vjeç dhe E.V, 29 vjeç, janë kapur duke drejtuar në gjendje të dehur automjetet e tyre.

Materialet në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

• Gj.S, 54 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr.17, ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”.
• J.M, 45 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr.17, ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Opel”.
• E.V, 29 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr.10, ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”.
Materialet në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.