Bashkia e Korçës po vijon punën për rehabilitimin e hapësirave publike në fshatra.

Janë 250 ndriçues të rinj LED që do të shtohen në fshatrat e njësive administrative të Korçës duke sjellë përmirësimin e ndjeshëm për banorët.

Gjatë këtyre muajve, bashkia e Korçës po punon me intensitet të shtuar për të përmirësuar infrastrukturën e zhvilluar ekonominë lokale.

Investimet në infrastrukturën rrugore në zonat urbane dhe rurale në Korçë, po i shndërrojnë hapësirat e qytetit me standarde bashkëkohore duke përmirësuar jetesën e banorëve.