Deputeti demokrat, Korab Lita, tha sot është Grupi Parlamentar Demokrat ka bërë disa ndryshime, mes të cilëve është edhe kryetari. Pas mesazhit se ishte zgjedhur pikërisht ai kryetar i Grupit të PD, Korab Lita ka publikuar edhe firmat e deputetëve, që e kanë votuar për këtë post, ndërsa shpreh edhe një falënderim për ta.

“Nje falenderim te veçante per koleget e mi te cilet verdiktin e tyre ne lidhje me kryesimin e Grupit e dhane jo vetem me vote por edhe me firmë”, shkruan Lita.

Siç shihet nga dokumenti i publikuar nga Korab Lita, ky i fundit është kryetar i Grupit Parlamentar të PD, Arlind Çaçani dhe Halit Valteri janë zgjedhur nënkryetarë, ndërsa Arben Elezi, sekretar, ndërkohë që këto ndryshime janë firmosur dhe dërguar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, më 11 tetor.

Ndërkohë, në një reagim në “Facebook”, Rudina Hajdari hodhi poshtë lajmin, duke thënë se vazhdon të jetë kryetare e Grupit Parlamentar të PD.