Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) po punon në rikonstruksionin e plotë të konviktit të vajzave në Qytetin Studenti, Vlorë. Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën të ditur se, aktualisht është godina e dytë që i nënshtrohet ndërhyrjes, duke vijuar me godinat e konvikteve në qytetin e Shkodrës dhe të Korçës.

Me financim të Qeverisë Shqiptare, konvikti do të ndërtohet nga e para, duke ruajtur vetëm strukturën bazë. Në një lartësi prej 5 katesh, aktualisht po punohet në secilin prej tyre me “hedhjen në tokë, të amortizimit ekzistues” duke vazhduar njëkohësisht me proceset e reja, si: punimet hidraulike, ndërtim parapeti tarrace, veshje polisterol në fasadat veri,jug etj. Synimi është që të krijohet një standard i ri për studentet, të shtohen mjedise te reja funksionale nga salla e leximit te ambientet sportive, për të krijuar kështu një kampus universitar.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit zbatues i projektit, parashikon që punimet për këtë projekt, të përfundojnë në fund të këtij viti.