Në një dalje për mediat, rreth një muaj më parë ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj u bëri thirrje disa prej konsujve të nderit që veprojnë në Shqipëri, të dorëzojnë targat e tyre diplomatike me të cilat lëvizin krejt lirshëm me privilegje të veçanta, në atë që e quajti si rasti më unik në Europë e mbase edhe në botë. Por këtë të martë në emisionin Opinion, ai tha se disa nga konsujt e nderit nuk kanë pranuar të dorëzojnë targat diplomatikee per kete arsye ai ka zhvilluar nje takim me ministrin e Brendshem.

“Një pjesë e konsujve të nderit nuk iu janë përgjigjur thirrjes së për të dorëzuar targat e diplomatike. Sot kemi patur një takim me ministrin e Brendshëm për të bërë të mundur tërheqjen e këtyre targave diplomatike”, tha Cakaj, që sipas tij këto targa janë keqpërdorur.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit nëse targat diplomatike janë përdorur dhe për qëllime kriminale, ministri në detyrë tha: Nuk më takon mua për këtë. Unë kam ndërmarrë veprimet e mia administrative.

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj tha se do të ketë një refromë dhe për pasaportat diplomatike. Sipas tij në Shqipëri janë lëshuar jashtë çdo standardi këto pasaporta, ndërsa numri i tyre është disa herë më i lartë se vendet më të fuqishme evropiane.