Në fund të muajit korrik u përhap lajmi se çifti shumë i njohur, Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani do të bëhen prindër për herë të parë. Burime për “Blitz.al” bënë me dije se moderatorja është në pritje të ëmbël. Nëse hedhim një sy në profilin e Fatmës në Instagram, do të vërejmë se ajo së fundmi është veshur vetëm me të gjera, me siguri për të fshehur barkun që ka nisur të rrumbullakoset.

Megjithëse çifti nuk ka reaguar në lidhje me këtë lajm, veprimi i fundit i Alfios na bëri të dyshojmë se ai po e konfirmon në heshtje shtatzëninë. Alfio ka publikuar një pozë me Fatmën nga pushimet dhe çfarë na bën përshtypje është fakti që ai i ka vendosur të dyja duart mbi barkun e Fatmës, teksa e përqafon nga pas. Ky veprim na bëri të mendojmë se përveç partneres, ai ka përqafuar edhe bebushin!

Megjithatë, ende po presim nga çifti konfirmimin e lajmit se foshnja e tyre është rrugës!