Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi nga Tbilisi shkruan në një postim në rrjetet sociale se ka prezantuar në Konferencën Ndërkombëtare të Biznesit eksperiencën dhe rëndësinë që ka sipërmarrja.

“Prezantova eksperiencën tonë, rëndësinë që i kemi dhënë sipërmarrjes, si dhe firmosëm bashkë me kolegun në Gjeorgji, Irakli Lekvinadze, një marrëveshje mirëkuptimi.

Faleminderit Ombudasmanit të Gjeorgjisë për këtë hap të rëndësishëm të bashkëpunimit rajonal që padyshim do të na ndihmojë në përmirësimin e punës dhe sigurimin e një mbrojtje më të mirë për sipërmarrësit’ shkruan ai.