Nëse do të vërtetohej do të ishte padyshim një goditje e rëndë për të gjithë sistemin anti-trukim që UEFA ka kërkuar me ngulm të ndërtojë gjatë dekadës së fundit. “Sportradar”, kompania e cila ka krijuar sistemin BFDS, akuzohet se ka bashkëpnuar me mafian italiane, konkretisht atë siçiliane dhe “Santa Corona Unita”-n me bazë në Foxhia.

Fabio Lanzafame është i penduari i drejtësisë, që mes të tjerave ka raportuar në polici se nëpërmjet faqeve fiktive të krijuara, punohej paralelisht me faqet e njohura ndërkombëtare, falë informacioneve që blinte rregullisht nga filiali i “Sportradar”, i cili quhet “Betradar”. Mafia në Apenine kishte zotëruar tregun e zi të basteve për dy vite, ndërsa lajmin e ka publikuar “Business Insider”.

Gjithesi, “Sportradar”, që siguron Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, NBA, FIFA dhe UEFA për rregullsinë e basteve, ka reaguar duke e cilësuar artikullin qesharak dhe ka hedhur poshtë çdo akuzë. BW