Ashtu siç kishte paralajmëruar, këtë të hënë Komisioni i Venecias publikoi raport opinionin në lidhje me interesimin e Kuvendit të Shqipërisë për çështjen e shkarkimit ose jo të Presidentit Ilir Meta pas dekretit që anuloi zgjedhjet e 30 qershorit.

Komisioni i Venecias arrin në konkluzionin se, në mungesë të një dispozite ligjore, Presidenti nuk mund ti shtyjë zgjedhjet pasi edhe në rast shtyrje i duhet një bazë ligjore ad hoc (të posaçëm) për të marrë një vendim të tillë.