Komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore do të mblidhet sot në orën 10:00 për të diskutuar draftin e ekspertëve për depolitizimin.

Kjo do të thotë që të gjithë ekspertët do të propozojnë formulën e zgjedhjes së komisionerëve jo nga partitë politike por nga administrata publike ose persona të tjerë, por që më parë duhet të kalojnë nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike.

Mbledhja për riformatimin e KQZ-së do të zhvillohet me dyer të mbyllura.