Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehet se Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat më 18 tetor, datë kur pritet vendimi nga Komisioni Europian. Berisha shkruan në rrjet se Shqipëria do të marrë një “PO” me kushte, ku përfshihet një listë e gjatë që duhet plotësuar.

Por kjo deklaratë është pasuar nga reagime të ashpra të qytetarëve, të cilët nuk e kanë kursyer Berishën dhe pse në faqen e tij të rrjetit social. Ata shprehen se delja e zezë e Shqipërisë është ai se pa u arrestuar Sali Berisha nuk do të ketë negociata.