Komentatori sportiv Andin Lokaj ka dhënë një deklaratë të habitshme pak minuta më parë.

I ftuar në emisionin “Imazh” në Radio Televizionin e Kosovës, Lokaj u shpreh se nuk do ta ndjekë sonte ndeshjen e Shqipërisë ndaj Islandës. “Unë nuk e dua Shqipërinë o vëlla, e dua Kosovën. Kosova e ka kombëtaren e vet, e ka shtetin e vet dhe e ka flamurin e vet”, deklaroi Lokaj.