Bashkia e Tiranës njofton se krahas përmirësimit të infrastrukturës rrugore dhe hapjes së shkollave të reja, një prioritet i saj është edhe hapja e bibliotekës së Kombinatit.

Në këtë ambient pritet që të gjithë të apasionuarit pas leximit, të mund të kalojnë kohën e tyre, ndërsa mund të funksionojë shumë mirë edhe si një qendër komunitare.

Projekti i ri për Bibliotekën e Kombinatit në Njësinë 6 filloi nga puna sipas premtimit për moderinizmin dhe rehabilitimin e ambientit, thotë Bashkia.

Lexuesit e komunitetit do të kenë shumë shpejt mjedisin e tyre të qetësisë dhe përvetësimit të kulturës mbi njohjen e botës së librave.