Inxhinierë të Institutit të Ndërtimit po inspektojnë banesat në zonat më të prekura nga tërmeti i forte që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 shtatorit, i cili la pas 51 viktima, mbi 900 të plagosur dhe ndërtesa të shembura plotësisht e dëmtuara.

Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti informoi sot se po vazhdon puna inspektuese për verifikimin e pallateve nga inxhinierët e Institutit të Ndërtimit në zonën e njësisë nr. 6, në Kombinat.

Deri tani janë inspektuar 17 pallate, konkretisht pallati: 130 ; 140 ; 141 ; 149 ; 160 ; 163 ; 164 ; 8 ; 98 ; 11 ; 174 ; 177 ; 152 ; 165 ; 164 ; 150 ; 153.

“Puna do të vijojë deri në konstatimin përfundimtar të gjendjes për çdo banesë. Qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin me vëmendje udhëzimet, duke qëndruar përkohësisht në hapësirat e shërbimit”, shprehet Gjylameti.