Kryeministri rus, Dmitry Medvedev, ka postuar në Twitter një status ku flet për një Ballkan të trazuar dhe jo-stabël. Medvedev ka zgjedhur ditën pas Jo-së për çeljen e negociatave të shfaqet me një tweet pedant.

Ai shkruan:

“Është e qartë që Ballkani mbetet një rajon mjaft i paqëndrueshëm dhe ne kurrë nuk duhet të lejojmë përsëritjen e ndonjë manifestimi të dhunës, ose përpjekjet për të ndryshuar hartën në Ballkan ose të ndonjë veprim tjetër që mund të shkaktojë një katastrofë humanitare”./ Tiranapost.al