E ardhmja e Franck Ribery mund të jetë në Serie A, tek Fiorentina.

Klubi violë është vënë në kontakt me agjentin e futbollistit francez, sipas “Sky Sport” në Itali.

Ende nuk dihen detajet dhe faza e kësaj tratative, por informacionet e para flasin se ish-legjenda e Bayern Munich mund të zbresë në Firence.

Për 36-vjeçarin ka patur interes të fortë nga disa skuadra në Arabinë Saudite, përfshirë këtu edhe Lokomotiv Moscow në Rusi. (Telesport.al)