Klubi gjerman ka vendosur të pushojë lojtarin Cenk Sahin për “përbuzjen ndaj vlerave në bazë të shoqërisë sonë, midis të gjithave shkak u bë refuzimi ndaj çdo lloj lufte”.

Mirëpo nëse klubi gjerman e përjashtoi, turqit e Basaksehir e ftuan atë të kthehej në Turqi.

I pushuar nga puna, por menjëherë me një ofertë të re. St. Pauli pushoi Cenk Sahin, një lojtar turk që përfundoi në një “stuhi” për shkak se kishte publikuar një postim në mbështetje të ushtrisë së Erdoganit ditët e fundit.

Klubi gjerman lëshoi një deklaratë ku thuhej se “Pas disa bisedimeve dhe mbledhjeve, menaxhimi dhe trajneri kanë vendosur të përjashtojnë Cenk Sahin nga stërvitjet dhe nga çdo detyrim tjetër ndaj klubit me efekt të menjëhershëm.

Për të motivuar zgjedhjen ishte përbuzja për vlerat në bazë të shoqërisë sonë, ndër të gjitha refuzimi i çdo lloj lufte.

“Kontrata ekzistuese do të mbetet e vlefshme për momentin”, thuhet në shënim, por” për mbrojtjen e të gjitha palëve të përfshira, St. Pauli i ka dhënë leje Cenk Sahin të stërvitet dhe të luajë ndeshje për skuadrat e tjera”.

Kësisoj, ai ka marrë ofertë nga klubi i Erdoganit, Basaksehir dhe 25-vjeçari pritet ta vazhdojë karrierën në vendin e tij.